Ndërlidhjet

Skocia, një ditë para referendumit


Ilustrim
Ilustrim

Në Skoci po zhvillohet dita e fundit e fushatës për referendumin për pavarësi.

Tre sondazhe të reja tregojnë se mbështetësit e qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar kryesojnë me 4 për qind kundrejt secesionistëve.

Të parët thonë se pavarësia do të ndante pa nevojë Mbretërinë e Bashkuar dhe do të sillte vite të tëra të pasigurisë financiare, ekonomike dhe politike.

Sipas nacionalistëve, një Skoci e pavarur do të ndërtonte një vend më të pasur dhe më të drejtë.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se preferon që Mbretëria e Bashkuara të mbetet “e fuqishme, e fortë dhe e bashkuar”.

XS
SM
MD
LG