Ndërlidhjet

Stoltenberg: Rusia ende në gjendje ta destabilizoj Ukrainën


Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg
Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg

Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se armëpushimi në Ukrainë “ofron një mundësi”, por Rusia ende ka fuqi për destabilizim e Ukrainës.

Këto komente ai i bëri sot në Bruksel, në konferencën e parë të tij për gazetarë, në postin e lartë në NATO.

Zoti Stoltenberg, tha se Rusia duhet të bashkëpunoj me të drejtën ndërkombëtare dhe të demonstroj se i respekton obligimet e veta ndërkombëtare.

“Ne shohim shkelje të armëpushimit” në Ukrainë, tha Jens Stoltenberg.

Shefi i ri i NATO-s, megjithatë, tha se nuk sheh kundërthënie ndërmjet aspiratave për raporte konstruktive me Rusinë dhe qëndrimit në favor të NATO-s së fuqishme.

Jens Stoltenber, ish-kryeministër i Norvegjisë, në dy mandate, është sekretari i përgjithshëm i 13 i aleancës gjatë ekzistimit të saj 65 vjeçar.

Para tij, në këtë post ishte ish-kryeministri i Danimarkës, Anders Fogh Rasmussen.

XS
SM
MD
LG