Ndërlidhjet

New York Times: Tmerri i Shtetit Islamik


Refugjatë sirianë në Turqi, të larguar nga luftimet që po zhvillohen në shtetin e tyre
Refugjatë sirianë në Turqi, të larguar nga luftimet që po zhvillohen në shtetin e tyre

Duke përmendur të bëmat e Shtetit Islamit, ekzekutimet me heqje koke, torturat, përdhunimet dhe përndjekjen e fëmijëve, grave, të krishterëve e shiitëve, bordi editorial i të përditshmes New York Times, shkruan për dëshmitë që ekzistojnë sot mbi këto të bëma në në rrjete të ndryshme të internetit, si YouTube dhe media tjera sociale.

Edhe pse në një pjesë të botës terrori konsiderohet armë legjitime e militantëve islamikë, Shteti Islamik, i udhëhequr nga Abu Bakr al-Baghdadi, qëndron i vetëm në egërsinë e tij të qëllimshme dhe sistematike.

Gazeta flet për pakënaqësitë, mërinë dhe frustrimet që ndikojnë te myslimanët e rinj të marrin rrugën e dhunës dhe ekstremizmit, duke identifikuar kështu Shtetin Islamik si një lidhje zinxhirore ndërmjet organizatave terroriste.

"Por asnjë grup më parë, as Al-Kaida, Hamasi apo Hezbollahu, nuk e kanë përvetësuar kaq haptas kultin e sadizmit, jo vetëm si armë për qëllimin e deklaruar për krijimin e një kalifati islamik, por si vetë arsye të ekzistencës së tij", shkruan New York Times.

Sipas gazetës, edhe Al-Kaida, që është një lëvizje ekstremiste, përgjegjëse për sulmet e 11 shtatorit, dhe një numri tejet të lartë të akteve të terrorit, u detyrua të distancohet nga kjo egërsi e Shtetit Islamik.

Heqjet e kokave dhe ekzekutimet e incizuara, sipas NYT, kanë joshur pasues të gatshëm - po, edhe nga Evropa dhe Amerika. Gazeta kishte mësuar se një nga burrat e maskuar që i preu kokën gazetarëve amerikanë James Foley dhe Steven Sotloff, është me prejardhje britanike.

"Nëse themi se kjo egërsi i ka rrënjët në një popull të caktuar ose një fe të caktuar, i bie që po harrojmë mizoritë e mëdha ndër vite që janë kryer në kontinente të ndryshme nga njerëz me ideologji të ndryshme dhe fe të ndryshme. Para ISIS-it ka qenë Rwanda, dhe pastaj Rezidenca e Ushtrisë së Zotit dhe fushat e vrasjes në Kamboxhia, e para kësaj, në Evropë, Holokausti", shkruan New York Times.

Kjo gazetë thotë se krahasimet janë të pakuptimta në këtë shkallë të keqbërjes, ashtu sikurse është i pakuptimtë të shpjegohet tmerri i futjes në psikologjinë apo arsyen e dorasëve.

Dhe prapë se prapë, sipas gazetës, grupi vazhdon të jetë aktiv në një vend dhe kontekst specifik, në Siri dhe Irak, dhe aty duhet të degradohet deri në shkatërrimin përfundimtar; të përdoren termat e prirë nga presidenti Barack Obama.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, përfshirë edhe disa shtete arabe, e kanë pranuar sfidën, por ajo nuk do të jetë e shpejtë apo e lehtë: Fuqitë perëndimore nuk do të angazhojnë trupa tokësore në luftë, dhe rajoni është plot me rivalitetete sektare, etnike dhe politike; në Siri, Shteti Islamk është në luftë kundër regjimit të dëshpëruar, që në vetvete është i aftë për të bërë dëm të madh; Iraku është i fragmentuar dhe i dobët.

Në këtë peizazh të ngatërruar dhe të ndërlikuar, ISIS duket një model i qartësisë së pamëshirshme. Terrori i tij nuk ka marrë fund ende, përfundon shkrimin New York Times.

Përgatiti: Gresa Kraja
XS
SM
MD
LG