Ndërlidhjet

Femra e parë kurde, që bën sulm vetëvrasës


Kurdet femra, gjatë ushtrimeve në veri të Irakut
Kurdet femra, gjatë ushtrimeve në veri të Irakut

Një femër kurde, ka bërë sulm vetëvrasës ndaj militantëve të Shtetit Islamik (IK), afër qytetit Kobani, jashtë kufirit të sulmuar sirian.

Observatori britanik me bazë në Siri, për të Drejtat e Njeriut, ka thënë më 5 tetor, se kjo grua e kishte mbuluar vehtën me mjete shpërthyese dhe ka sulmuar militantët afër qytetit Kobani.

“Sulmi ka shkaktuar vrasje, por ende nuk dihet numri i tyre’, ka thënë drejtori i Observatorit, Rami Abdel Rahman.

Rahman, ka shtuar se ky është rasti i parë i njoftuar që një femër kurde bën sulm vetëvrasës, kundër militantëve të IS.

Kobani, është qytet kurd, afër kufirit me Turqinë, i cili tash sa ditë, është duke u përballlur me sulmet e IS.

XS
SM
MD
LG