Ndërlidhjet

SHBA: Rusisë nuk i hiqen sanksionet, pa i larguar trupat nga Ukraina


Ndihmës sekretarja amerikane për çështje evropiane dhe euroaziatike, Victoria Nuland.
Ndihmës sekretarja amerikane për çështje evropiane dhe euroaziatike, Victoria Nuland.

Diplomatët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës SHBA, kanë thënë se nuk do t’i heqin sanksionet ndaj Rusisë, derisa kjo e fundit t’i largojë të gjitha forcat dhe mjetet nga Ukraina lindore, po ashtu t’i lirojë të gjithë të burgosurit dhe t’i kthejë kufijtë.

“Ne kemi një letër për paqë në Ukrainë, por kjo marrëveshje e paqës po shkelet”, ka thënë ndihmës sekretarja e shtetit amerikan, Victoria Nuland.

Ajo këto kemonte i ka bërë gjatë një konference në Institutin Aspen në Berlin, më 9 tetor.

Marrëveshja e armëpushimit arritur mes separatistëve pro-rusë dhe qeverisë ukrainase është aktive, edhe pse konflikti po vazhdon, veçanërisht përreth qytetit të Donetskut ku rebelët po e kontrollojnë atë.

Së fundi, Kremlini ka paralajmëruar takimin që mund të ndodh tërthorazi, mes Pesidenti rus, Vladimir Putin dhe Presidentin ukrainas Petro Poroshenko, gjatë një takimi që do të zhvillojnë udhëheqësit Evropian dhe të Azisë, në Itali.

XS
SM
MD
LG