Ndërlidhjet

Shpërthim në Somali - disa të vdekur


Ilustrim
Ilustrim

Në orët e mbrëmjes të mërkurën, një makinë me bombë ka shpërthyer, në afërsi të një restauranti në Mogadishu në kryeqytetin e Somalisë.

Qytetarë të rastit kanë pësuar nga ky shpërthim, por ende nuk dihet saktësisht se sa është numri i viktimave dhe i të lënduarve.

“Kemi dëgjuar një shpërthim të madh”, thotë Ahmed Idris, i cili po qëndronte afër restaurantit ku ndodhi shpërthimi.

“Mund t’i shihja njerëzit që i dërgonin në spital me emergjencë, por nuk kam arritur ti numëroj se sa ishin prej tyre”, ka shtuar ai.

Në Somali tash sa kohë përdorimi i makinave bombë është bërë e shpeshtë.

Bombat vetëvrasëse i përdorin shumë grupe militante, nga Al Kaida deri te talibanët, por më së shumti militantët e Shtetit Islamik (IS).

Ndërkaq, trupat e somalisë, me mbështetjen financiare dhe trajnuese të Perëndimit, kanë nisur një ofenzivë këtë vit për të rimarrë vendet që vazhdojnë të jenë nën uzurpimin e grupit al Shabaab, degë kjo e lidhur me Al-Kaidën, qëllimi i të cilëve është që të shtrijnë verzionin e tyre të Islamit.

Al-Shabaab, disa herë ka sulmuar edhe kryeqytetin, Mogadishu, kurse kanë arritur të marrin nën kontrollë disa pjesë të vendit.

XS
SM
MD
LG