Ndërlidhjet

Arrestohen udhëheqës të lartë të rrjetit islamik ‘Hakani’


Jalaluddin Hakani, njëri prej udhëheqësve te rrjetit islamik, 'Hakani', grup i lidhur me Al Kaidën.
Jalaluddin Hakani, njëri prej udhëheqësve te rrjetit islamik, 'Hakani', grup i lidhur me Al Kaidën.

Forcat afgane, kanë njoftuar se kanë arrestuar dy pjesëtarë të lartë të rrjetit ‘Hakani’, grup që ka lidhje me Al Kaidën.

Anas Hakani, djali i njërit prej udhëheqësve të rrjetit Jalaluddin Hakani, është arrestuar me një komandant tjetër Hafiz Rashid, në lindje të provincës Kost, ka njoftuar, sot, Drejtori për Siguri Kombëtare në Afganistan.

Zëdhënësi i kësaj drejtorie, Haseeb Sediqi, ka thënë se Anas Hakani ka luajtur një rol të veçantë në rrjetin ‘Hakani’.

Ky rrjet, e lidhur me degën Al Kaida, qysh nga viti 2001, lufton kundër forcave të NATO-s, dhe me forcat e qeverisë afgane.

“Hakani”, është themeluar nga Jalaluddin Hakani, për të luftuar trupat sovjetike në Afganistan në vitin 1980.

Udhëheqësi kryesor i tanishëm i i rrjetit, Sirajuddin Hakani, është njëri prej njerëzve më të kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili shtet ka thënë se do të jep 10 milion dollarë për atë që tregon vendodhjen e tij.

XS
SM
MD
LG