Ndërlidhjet

OKB: Dënimi me vdekje ushqen dhunën në Irak


Irak
Irak

Kombet e Bashkuara kanë thënë se Iraku duhet të ndalojë përdorimin e gjerë të dënimit me vdekje, pasi dënimet e tilla vetëm ushqejnë dhunën.

Në raportin më të ri të OKB-së thuhet se autoritetet irakiane kanë ekzekutuar së paku 60 njerëz në vitin 2014, ndërsa 1,724 presin zbatimin e ndëshkimit kapital.

Raporti shpreh shqetësimin se shumë prej këtyre dënimeve bazohen në prova të diskutueshme.

Raporti po ashtu hedh poshtë pohimet e Qeverisë irakiane se zbatimi i dënimit me vdekje gëzon mbështetje popullore në Irak.

Në këtë vend, dënimet me vdekje janë të zbatueshme për një sërë veprash, përfshirë aktet e terrorizmit.

XS
SM
MD
LG