Ndërlidhjet

OSBE: Dënohet fuqishëm sulmi ndaj gazetarit në Kosovë


Shefi i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, sot e kanë dënuar fuqishëm përpjekjen për vrasje të gazetarit të TV Klan Kosova, Milot Hasimja.

“Jam i shokuar dhe i tmerruar nga sulmi i sotëm kundër gazetarit Hasimja”, tha Schlumberger, dhe shtoi se “gazetarët duhet të jenë të lirë ta kryejnë punëne tyre dhe sulmi i sotëm është absolutisht i papranueshëm”.

Mëtutje, siç njofton OSBE-ja, ai i ka bërë thirrje “sistemit të drejtësisë që të merret me këtë rast sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe të zhvilloj procedurë kundër kryerësit”

“Dhuna kundër gazetarëve është e papranueshme dhe duhet të trajtohet si sulm kundër shoqërisë si e tërë”, tha Dunja Mijatoviq, dhe ka shtuar se “siguria e gazetarëve duhet të sigurohet me qëllim që pjesëtarët e mediave ta bëjnë punën e tyre”.

Të dy zyrtarët e OSBE-së i kanë uruar gazetarit Hasimja shërim të shpejtë.

XS
SM
MD
LG