Ndërlidhjet

Lideri i partisë islamike në Bangladesh, dënohet me vdekje


Ilustrim
Ilustrim

Gjykata për krime të luftës në Bangladesh, ka dënuar me vdekje liderin e partisë më të madhe islamike në Azinë Jugore, me akuzën për përfshirje në krime kundër njerëzimit gjatë luftës për pavarësi në vitin 1971.

I dënuari është Motiur Ramham Nizami 71 vjeçar, dënimi ndaj të cilit është shpallur sot nga një panel prej tre gjyqtarësh, në Gjykatën e kryeqytetit Daka.

Nizami, ish-ligjvënës dhe ministër, i cili kryeson partinë Jamaat-e-Islami në Bangladesh, është gjykuar me 16 akuza, përfshirë genocid, vrasje, torturim, përdhunim, dhe shkatërrim të pronës.

Prokurori Mohammad Ali, ka thënë se prej 15 akuzave, 8 janë vërtetuar.
Shpallja e këtij dënimi, mund të provokojë protesta të përkrahësve të partisë së Nizamit.

Disa përkrahës të kësaj partie, thonë se qeveria e Bangladeshit po përdor Gjykatën për krime të luftës, që të dobësojë kundërshtarët e saj politikë.

XS
SM
MD
LG