Ndërlidhjet

Një shpërthim në Siri ka plagosur 37 persona


Pamje nga shpërthimet në Homs të Sirisë
Pamje nga shpërthimet në Homs të Sirisë

Një bombë e vendosur nga terroristët në një makinë ka shpërthyer, me ç’rast janë plagosur 37 persona, përfshirë një fëmijë i cili është në gjendje kritike.

Shpërthimi ka ndodhur sot në Homs të Sirisë.

“Terroristët kanë aktivizuar një bombë në qendër të lagjes Zahra në Homs”, është raportuar nga televizioni shtetëror, sipas të cilit përveç të lënduarve, shpërthimi ka dëmtuar edhe shtëpi e dyqane.

Si pasojë e sulmeve të shumta me bombë kohët e fundit në këtë vend, disa sirian besnik të Presidentit Bashar al-Assad kanë thënë se ata tani po ndjehen të braktisur nga qeveria, për të cilën thonë se kanë sakrifikuar aq shumë.

Po ashtu banorët në këtë vend, kanë kritikuar mediat e kontrolluara nga qeveria, të cilat sipas tyre po fshehin numrin e saktë të viktimave dhe të sulmeve.

XS
SM
MD
LG