Ndërlidhjet

Biznesmeni rus: SHBA po sulmon Putinin


Biznesmeni, Gennady Timchenko
Biznesmeni, Gennady Timchenko

Biznesmeni rus, Gennady Timchenko, ka thënë se akuzat e Shteteve të Bashkuara ndaj tij, për shpërlarje parash, janë përpjekje e Uashingtonit për të sulmuar Presidentin Vladimir Putin.

Timchenko, person i afërt i Putinit, ka thënë për televizionin rus 24 se ai ‘nuk ka bërë asgjë të keqe’.

Gazeta amerikane, "The Wall Street Journal" ka shkruar më 5 nëntor, se Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara dhe prokurorët shtetërorë të Nju Jorkut janë duke hetuar nëse miliarderi rus, Gennady Timchenko, ka transferuar fonde, që rrjedhin nga marrëveshje të dyshuara për korrupsion në Rusi, përmes sistemit financiar amerikan.

Timchenko ka qenë në mesin e biznesmenëve të parë të rrethit të brendshëm të Putinit që është goditur nga sanksionet e Shteteve të Bashkuara në muajin mars, për shkak të aneksimit të Krimesë nga ana e Moskës.

XS
SM
MD
LG