Ndërlidhjet

Veteranët e luftës në Irak padisin 5 banka evropiane


HSBC Holdings Plc - njëra nga bankat kundër së cilës është ngritur padi.
HSBC Holdings Plc - njëra nga bankat kundër së cilës është ngritur padi.

Veteranët amerikanë dhe të afërmit e ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak kanë paditur pesë banka evropiane, pasi, sipas tyre, ato kanë procesuar para iraniane, që janë përdorur për financim të sulmeve.

Padia e mbi 200 njerëzve është ngritur në një gjykatë në Nju Jork, në bazë të Aktit amerikan kundër terrorizmit, që daton nga viti 1992.

Padia përmend bankat: Barclays Plc, Credit Suisse Group AG , HSBC Holdings Plc, Standard Chartered dhe Bankën Mbretërore të Skocisë, Group Plc.

Thuhet se bankat kanë shkelur sanksionet e vëna ndaj Iranit, duke fshehur lëvizjen e parave përmes SHBA-së në Iran.

Padia pretendon se rreth 100 milionë dollarë janë kanalizuar nga bankat iraniane për grupet kryengritëse në Irak.

XS
SM
MD
LG