Ndërlidhjet

Shesheli arrin në Serbi, mirëpritet nga qytetarët


Ultra-nacionalisti serb Vojisllav Sheshel është kthyer në Beograd pasi gjyqtarët e OKB-së për krime lufte dhanë lejen për lirim të tij të përkohshëm, për shkak të gjendjes shëndetësore.

Qindra mbështetës të Sheshelit dolën të përshëndesnin atë kur arriti në aeroportin e Beogradit më 12 nëntor, nga Amsterdami.

Gjykata për Krime të Luftës në Hagë e lëshoi Sheshelin për të kërkuar trajtim mjekësor në Serbi.

Ai e ka të ndaluar të komunikojë me viktima apo dëshmitarë dhe duhet të kthehet në tribunal kurdo që i kërkohet.

Mjekët serbë që e kontrolluan Sheshelin kohë më parë thanë se ai vuan nga kanceri në zorrë të trashë, që i është shpërndarë edhe në veshkë.

Shesheli, 60 vjeçar, është mbajtur në Hagë që nga viti 2003, dhe është duke pritur verdiktin për gjykimin e gjatë.

Ai akuzohet për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit përgjatë luftërave në fillim të viteve nëntëdhjetë, që pasuan me ndarjen e Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG