Ndërlidhjet

Iraku rikthen kontrollin në Baiji


 Baiji
Baiji

Zyrtarët irakianë thonë se forcat qeveritare kanë zhvendosur luftëtarët e Shtetit Islamik nga qyteti i Baijit, shtëpia më e madhe e rafinerisë së naftës në vend.

Zyrtarët u cituan të kenë thënë se trupat, të mbështetura nga aleatët sunit, gjithashtu ngritën rrethimin e rafinerisë.

Televizioni shtetëror i Irakut raportoi "çlirimin i Baijit", duke cityar gjeneralin Abdel-Wahab al-Sa'adi.

Baiji, që ndodhet 200 kilometra në veri të Bagdadit, shtrihet në autostradën kryesore që lidh qytetet e pushtuara nga militantët nga Mosuli në veri, deri te Tikriti në jug.

Militantët e Shtetit Islamik kishin pushtuar Beijin gjatë ofensivës së tyre në stinën e verës, përgjatë veriut dhe perëndimit të Irakut.

Beiji është lokacioni më i madh që forcat irakiane e kthyen nën kontroll të tyre deri më sot.

XS
SM
MD
LG