Ndërlidhjet

Afganistani i gatshëm për partneritet me Pakistanin


Ashraf Ghani në Pakistan
Ashraf Ghani në Pakistan

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani thotë se shteti i tij dëshiron të lidhë partneritet me Pakistanin për siguri dhe mbrojtje.

Ghani po fliste sot me zyrtarët më të lartë të sigurisë në Pakistan, në ndërtesën ushtarake të vendit në Rawalpindi, afër Islamabadit.

Ai tha se bashkëpunimi mund të përfshijë trajnim dhe menaxhim të kufijve.

Ghani, i cili është në vizitë për herë të parë në Islamabad, që kur e mori zyrën në shtator, u takua edhe me ministrin e Financave të Pakistanit, Ishaq Dar, dhe të dytë vendosën një cak që të ngrisin të ardhura përmes tregtisë, për 5 milionë dollarë gjatë dy vjetëve të ardhshme.

Dyshimi i ndërsjellë shqetëson marrëdhëniet e dy vendeve.

Paraardhësi i Ghanit, Hamid Karzai, shumë herë e kishte akuzuar Pakistanin se po u jep mbështetje talibanëve dhe militantëve të tjerë, duke thënë se ata kishin shfrytëzuar rajone të Pakistanit si baza për të sulmuar forcat afgane dhe ato të NATO-s.

Islamabad kishte kundërshtuar këto deklarata dhe kishte thënë se Afganistani ka dështuar t'i ndalojë sulmet përtej kufijve.

XS
SM
MD
LG