Ndërlidhjet

Lansohet kënga kundër Ebolës


Muzikanti Bob Geldof
Muzikanti Bob Geldof

Është lansuar sot versioni i ri i këngës "Do They Know It's Christmas?", që ka për qëllim të mbledhë fonde për të luftuar Ebolën.

Nisma vjen nga muzikanti dhe filantropi, Bob Geldof, i cili më 1984 ka mbledhur yje të rokut për këtë këngë, për të ndihmuar të prekurit nga uria në Etiopi.

Në versionin e ri kanë marrë pjesë këngëtari i Grupit U2, Bono, bendi britanik, One Direction, Ed Sheeran, Ellie Goulding, Emeli Sande dhe Sam Smith.

Virusi i Ebolës ka vrarë sivjet mbi 5,000 njerëz në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG