Ndërlidhjet

Obama në luftë me Republikanët për miratimin e ligjeve


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

Në Shtetet e Bashkuara, një projekt-ligj i cili ka të bëj me fillimin e ndërtimit të naftësjellësit, Keystone XL, ka dështuar të kalojë në Senat.

51 kanë votuar pro ligjit dhe 41 kundër, por që projekt-ligji të kalojë, janë dashur 60 vota.

Ndërtimi i naftësjellësit që do të kushtonte 8 miliardë dollarë, do të ndihmonte në transportimin e naftës së papërpunuar nga Kanadaja në Gjirin e Meksikës. Por një ndërtim i tillë, është kundërshtuar nga ambientalistët.

Edhe Presidenti amerikan, Barack Obama, ka kundërshtuar këtë projekt.

Ndër kritikët më të zëshëm të projektit kanë qenë disa vendas të amerikës nga SIOUX, pasi nëpërmjet tokave të tyre do të kalonte tubacioni i naftësjellësit.

Kjo çështje së bashku me imigracionin, janë vu në qendër të diskutimeve në ditët e fundit të Kongresit, përpara se Republikanët të marrin kontrollin e Senatit në muajin janar.

Obama po kërkon të vendos rregulla të reja të imigracionit, për të mbrojtur nga deportimi rreth 5 milionë njerëz që jetojnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara.

Ai pritet, që të ketë një luftë të ashpër politike me ligjvënësit republikanë për këto ligje.

XS
SM
MD
LG