Ndërlidhjet

Gjykata në Kazakistan refuzon protestat ndaj vendimit të saj


Një gjykatë në Kazakistan ka refuzuar protestimin e familjarëve të një lideri opozitar të vrarë, të cilët kundërshtuan lëshimin e hershëm nga burgu të njërit nga organizatorët të vrasjes së tij.

Më 10 dhjetor, Gjykata e Apelit në Astana mbështeti vendimin e 7 nëntorit, që tha se Erzhan Otembaev, ish-kreu administrativ i parlamentit të Kazakistanit, mund të lirohet me kusht, për "sjellje të mirë."

Otembaev u dënua në vitin 2006 me 20 vjet burg për shkak të urdhrit për vrasjen e liderit opozitar Altynbek Sarsenbaiuly, i njohur si Sarsenbaev, dhe dy bashkëpunëtorëve tjerë të tij.

Por, dhjetorin e kaluar, zyrtarët e Kazakistanit thanë se kanë gjetur dëshmi të reja që tregonin se vrasjet janë organizuar nga Rakhat Aliev, ish dhëndri i presidentit Nursultan Nazarbaev, dhe ish shefi i Komitetit Kombëtar për Siguri, Alnur Musaev.

Gjykata, më 10 dhjetor gjithashtu rekomandoi hetime për Alievin dhe Musaevin, të cilët kanë jetuar në mërgim të vetë-imponuar në Evropë, që nga viti 2007.

XS
SM
MD
LG