Ndërlidhjet

Ukrainë: Megjithë armëpushimin, tre ushtarë të vrarë


Pamje nga shkatërrimet prej luftës në pjesën lindore të Ukrainës
Pamje nga shkatërrimet prej luftës në pjesën lindore të Ukrainës

Ushtria e Ukrainës ka njoftuar sot se tre pjesëtarë të saj janë vrarë dhe tetë të tjerë janë plagosur në sulmet nga separatistët prorusë, gjatë 24 orëve të fundit. Këta janë ushtarët e parë të vrarë prej se është arritur marrëveshja e re për armëpushim, që vlenë prej 9 dhjetorit.

Zëdhënësi ushtarak i Ukrainës, Andriy Lysenko, tha sot se janë shënuar edhe 22 sulme me predha nga separatistët gjatë 24 orëve të fundit.

Armëpushimi i mëparshëm, i arritur më 5 shtator në Minsk të Bjellorusisë, është shkelur në mënyrë të vazhdueshme, ndërsa më se 1 mijë njerëz janë vrarë prej se ai ishte nënshkruar. Në pjesën lindore të Ukrainës, forcat qeveritare kanë luftuar kundër separatistëve prorusë.

XS
SM
MD
LG