Ndërlidhjet

Maqedoni: Investimet e huaja në rënie


Ilustrim
Ilustrim

Ekspertët e ekonomisë duke komentuar të dhënat e fundit nga Banka Popullore e Maqedonisë, në bazë të të cilave gjatë nëntë muajve të fundit të këtij viti, në formë të investimeve të huaja në vend, kanë hyrë vetëm 200 milion euro, duke e radhitur Maqedoninë në vendet e fundit në rajon , thonë se paratë të cilat i shpenzon qeveria për promovimin e Maqedonisë janë të kota.

“Maqedonia nuk po tregohet se është shtet stabil në kuptimin e instuticioneve, përderisa në çdo dy vite kemi krizë politike si dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, ndrëkohë kompanitë kur vendosin për të investuar në një shtet kërkojnë institucione stabile, ngase kur ata vendosin t`i fillojnë negociatat primare e kanë këtë ta bëjnë me një qeveri dhe institucione stabile".

"E tek ne, për fat të keq pas zgjedhjeve, bashkë me ministrin largohet dhe gjysma e administratës dhe kjo nuk u pëlqen investitorëve të huaj”, konsideron Visar Ademi, ekspert i ekonomisë.

Ai ka shtuar se paratë e mërgimtarëve të cilat në Maqedoni hyjnë në formë të remitencave janë ata të cilat mbajnë gjallë ekonminë e vëndit.

“Qeveria duhet të animojë diasporën, dhe jo ti detyroj ata t`i nështrohen korupsionit dhe reketit në momentin që vendosin për të investua këtu. E dimë se këto njerëz kanë hapur biznese të vogla familjare, po këto investime sado të vogla, janë shumë më të qëndrueshme sesa ata të investitorëve të huaj, për shkak të kultivimit, në vend të parë traditës dhe emocioneve që kanë me vendin dhe jo profitin siç është rasti me kompanitë e huaja”, ​thekson Ademi.

Nga ana tjetër, Zoran Ivanovski nga fakulteti i ekonomisë në Shkup. konsideron se biznesmenët e huaj mund të binden më lehtësisht që të sjellin kapitalin e huaj në Maqedoni përmes përvojave të biznesmenëve vendorë të cilët kanë aritur të zhvillohen me sukses.

“Për mua çështje kyçe mbetet stimulimi i kompanive vendore, e dini rrëfimet e suksesshme nga shtëpia juaj mund të jenë shum më bindëse se reklamat e kushtueshme. Atë që gjithmonë e përsëris është fakt se shtyllë kyçe për investitorët e huaj, është implementimi joselektiv i ligjeve, përkatësisht siguria juridike për mbrojtjen e kapitalit, ndërkohë që ndryshimet e vazhdueshme të ligjeve ndjellin pasiguri tek investitorët e huaj”, thekson Zoran Ivanovski ekspert i ekonomisë.

Ndërkohë që akoma mbetet enigmë sa para Qevria dhe Agjencia për Investime të Huaja ka harxhuar gjatë promovimit të Maqedonisë, si vend me shumë mundësi për investitorët e huaj, organizat joqeveritare kanë ngritur zërin se në këtë pjesë shpenzohen paratë në formën më jotransparente.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë ka hapur konkurs i cili përfundon më 25 dhjetor të këtij viti, për angazhimin e një ekipi të këshilltarëve për të analizuar projektin e thithjes së investimeve te huaja.

Ky projekt që do të duhet të përfshijë një analizë të thellë studimore të sistemit për thithjen e kapitalit të huaj, do t`i kushtoj qeversisë rreth 100 mijë euro.

XS
SM
MD
LG