Ndërlidhjet

LDK-ja shënon 25-vjetorin e themelimit


Isa Mustafa, foto nga arkivi
Isa Mustafa, foto nga arkivi

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetari i kësaj partie njëherazi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se partia që ai udhëheq, i ka themelet e forta, anëtarësinë besnike, votuesit e përkushtuar si dhe lidershipin që arriti të kapërcej sfida jo të lehta të ndërtimit demokratik të vendit.

Për herë të parë që nga themelimi, sipas kryeministrit Mustafa, LDK-ja është në krye të qeverisjes së vendit.

Këtë përvjetor, Mustafa ka tnënë se LDK-japo e shënon si anëtare e familjes së madhe të Partive Popullore Evropiane, me grupin e saj parlamentar prej 32 deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe me lidership në nëntë komuna.

Mustafa ka kujtuar se Lidhja Dmokratike e Kosovës ishte krijuar nga Ibrahim Rugova dhe intelektualët të shquar të Kosovës duke qenë lëvizja e parë antikomuniste e properëndimore Evropën Juglindore.

“LDK-ja ka kultivuar dhe do ta kultivojë me zell të veçantë ndjenjën e nderimit dhe të përuljes përpara kujtimit të të gjithë atyre që, në kohë e në rrethana të ndryshme, punuan dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë e Kosovës dhe të ardhmen e saj”, ka thënë Mustafa teksa ka përmendur emra të personave që në kohë të ndryshme kanë kontribuar për LDK-në.

Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas Mustafës, tani është e fortë dhe do të qëndrojë unike e do të bashkëpunojë me gjithë spektrin politik shqiptar dhe joshqiptar të Kosovës dhe me shoqërinë civile, për ta qeverisur mirë vendin, në interes të të gjithë qytetarëve.

XS
SM
MD
LG