Ndërlidhjet

Pakistani diskuton për strategji të re anti-talibane


Pakistan
Pakistan

Liderët politikë dhe ushtarakë të Pakistanit janë takuar për të finalizuar një plan të ri të veprimit kombëtar kundër militantëve.

Kryeministri Nawaz Sharif, së bashku me krerët e partive politike dhe shefat e ushtrisë dhe inteligjencës, kanë ndjekur takimin e sotëm në Islamabad.

Sharif ka thënë se Pakistani përballet me një “situatë të jashtëzakonshme” dhe se i duhen “hapa të jashtëzakonshëm” për të trajtuar terrorizmin.

Është e paqartë nëse plani përfundimtar i veprimit është arritur.

Takimi është zhvilluar një javë pasi talibanët pakistanezë kanë sulmuar një shkollë në qytetin Peshauar, duke vrarë 151 persona, shumica nga ta fëmijë.

XS
SM
MD
LG