Ndërlidhjet

Maqedoni: Studentët dhe profesorët kundër Ligjit për Arsim të Lartë


"Qeveria është përgjegjëse për të siguruar arsim cilësor që do t`u mundësojë të rinjëve të diplomuar të jenë konkurues në tregun e punës", ka theksuar ambasadori i OSBE-së në Maqedoni, në një intrevistë për Evropën e Lirë duke nënvizuar se gjatë ndryshimeve të ligjit për arsim të lartë nevojitet një debat i hapur në të cilin do të përfshiheshin të gjitha palët që i rangon ligji në fjalë.

“Shikuar nga këndi ynë janë të nevojshme më shumë konsultime, të dëgjohet zëri i të gjitha palëve si dhe nevojitet përfshirja edhe e profesorëve dhe studentëve në një debat të hapur për këtë cështje, dhe në fund është parlamenti ai që i miraton ligjet”, ka deklaruar ambasadori i OSBE-së në Sghkup Rallf Bret, duke theksuar se ligji mund të pësoj ndryshime përmes amandamenteve gjat miratimit.

Nga ana tjetër Igor Micevski, ligjërues në shkollën e lartë e gazetarisë thotë se do të ishte naive të besohet se pushteti do të heq dorë nga synimi për ta miratuar këtë ligj, edhe kundrejt reagimit të ashpër të studentëve të cilët përmes protestave masive të organizuara tre javë radhazi para Qeverisë, i kunërshtuan ndryshimet ligjore që kanë të bëjnë me arsimin e lartë.

Micevski thekson se kjo në asnjë mënyrë nuk duhet t`i zbraps studentët në luftën e tyre për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe ruajtjes së pavarsisë së universiteve.

“Do të ishte shumë naive të besojmë se pushteti këtë ligj nuk do ta kaloj në parlament. Por, ajo që është me rëndësi për të theksuar është se në plan afatshkurtër disa beteja edhe mund të duken të humbura por kjo nuk do të thot se të njëtat janë humbur në plan afatmesëm ose afatgjatë. Lëvizja studentore strukturohet me një shpejtësi të kënaqshme e cila si forcë në planin e mesëm dhe atë aftgjat do të jetë e aftë t'i sfidojë institucionet e partizuara studentore njëkohësisht edhe sistemin e partizuar të institucioneve të larta arsimore”, thekson Igor Micevski.

Ndërkohë Hasan Jashari, profesor në Universitein e Europës Juglindore në Tetovë, revoltën e studentëve ndaj ligjit për arsim të lart i cili përfshin dhe testimin ekstern dy herë gjatë studimeve e sheh si sinjal të qartë për Qeverinë se reformat nuk mund të bëhen duke demonstruar forcë politike.

“Reformat nuk mund të bëhen jasht Universiteve, pa pjesmarjen e studentëve dhe profesorëve universitarë përkatsisht duke anashkaluar ata që në formë direkte u ngushtohet hapsira e lirisë akademike, dhe atonomia e universiteve. Reformat në arsim për të qënë të sukseshme duhet të inicohen nga vetë studentët, profesorët universitarë, Institutet Kërkimore Shkencore, përkatësisht nga vet Universitetet due shkuar nga post lartë dhe jo siç insistohet nga Qeveria prej lartë poshtë sepse kjo është në kundërshtim me vetveten”, thekson Hasan Jashari.

Edhe Plenumi i Profesorëve i cili u formua pak para se të fillonin protestat e studentëve, është pronocuar PRO kërkesave të studentëve. Në mbështetje të studentëve u shpreh edhe Rektorati i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodij” duke kërkuar anulimin e paketës së ndryshimeve të Ligjit për Arsim të Lartë.

Përderisa Plenumi i Profesorëve ka theksuar se do të përdorë të gjitha mjetet demokratike për të penguar miratimin e këtyre reformave, duke mos përjashtuar edhe pa-dëgjueshmëri qytetare propozimi për ndryshimin e Ligjit për Arsim të Lartë dje në kohën kur studentët protestonin para Qeverisë ka marrë vizë nga komisioni amë në parlamentin e Maqedonisë ndërkohë në seancat e radhës duhet të marë vizë dhe nga shumica palamentare.

XS
SM
MD
LG