Ndërlidhjet

BE: Dënimi i Navalnyt – politikisht i motivuar


“Vendimi gjyqësor për fajësinë e Aleksei Navalnyt dhe vëllaut të tij, Oleg Navalny, duket se është i motivuar politikisht”, thuhet në një kumtesë të Shërbimit të jashtëm të Bashkimit Evropian, lidhur me vendimin e një gjykate në Moskë, me të cilën janë dënuar vëllëzërit Aleksei dhe Oleg Navalny, që janë kundërshtarë politikë të presidencës së Rusisë.

Mëtutje BE-ja thekson se “akuzat kundër tyre nuk janë arsyetuar gjatë procesit” dhe shton se “nuk janë lejuar observatorë publikë dhe ndërkombëtarë të jenë të pranishëm në ndërtesën e gjykatës gjatë dëgjimit të vendimit”.

Mëtutje, Bashkimi Evropian ka shprehur “rëndësinë që vendimet gjyqësore të jenë të liruara nga ndërhyrja politike, të pavarura dhe në harmoni të plotë me sundimin e ligjit”.

XS
SM
MD
LG