Ndërlidhjet

Fati i gazetarit të WP, në duart e gjykatës në Teheran


Jason Rezaian
Jason Rezaian

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammd Javad Zarif, ka thënë se gjykatat e vendit të tij kanë në dorë fatin e një gazetari amerikan, i cili është burgosur në Teheran për akuza të paqarta.

Jason Rezaian, me shtetësi edhe amerikane, edhe iraniane, është shef i byroës së gazetës Washington Post në Teheran.

Ai është arrestuar në muajin korrik së bashku me gruan e tij, Yeganeh Salehi, e cila është liruar me kusht në muajin tetor.

Gazeta amerikane thotë se akuzat specifike kundër tij mbeten të paqarta dhe se është e parqartë se kur do të paraqitet në gjykatë.

Zarif u ka thënë sot gazetarëve në Gjenevë se Qeveria e Iranit “është duke bërë çmos që të dalë në ndihmë”, porse kjo është “një çështje gjyqësore”.

XS
SM
MD
LG