Ndërlidhjet

Dështojnë bisedimet për Ukrainën


Denis Pushilin, i ashtuquajturi zëvendësudhëheqës i Republikës së vetëshpallur të Donjeckut.
Denis Pushilin, i ashtuquajturi zëvendësudhëheqës i Republikës së vetëshpallur të Donjeckut.

Liderët e separatistëve pro-rusë në Ukrainë kanë lënë Minskun, pasi negociatat me Kievin, Moskën dhe përfaqësuesit e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, të propozuara për sot, kanë dështuar të mbahen.

Agjencia Interfax citon Denis Pushilinin, të ashtuquajturin zëvendësudhëheqës të Republikës së vetëshpallur të Donjeckut, të ketë thënë se “në Minsk sot nuk është mbajtur asnjë takim” dhe se “nuk është caktuar datë e re për bisedime”.

Negociatorët kanë pasur për qëllim të flasin për mënyrat se si t’i jepet fund konfliktit në lindje të Ukrainës.

Agjencia ruse e lajmeve Sputnik ka cituar ambasadën e Ukrainës në Minsk të ketë thënë se takimi është anuluar.

XS
SM
MD
LG