Ndërlidhjet

Jahjaga ngushëllon Arabinë Saudite


Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga

Me rastin e vdekjes së Mbretit të Arabisë Saudite, Abdullah, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e ka ngushëlluar popullin e Arabisë Saudite.

“Pushofsh në paqe, Mbreti Abdullah. Nga Kosova, ngushëllime të sinqerta Arabisë Saudite”, ka shkruar presidentja në faqen e saj në Facebook.

Mbreti Abdullah, 90 vjeçar, ka vdekur sot në orën 01:00 pas mesnate, ndërsa sot do të varroset në Riad.

Ai, disa javë para vdekjes, ka qëndruar në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri.

Pasardhës i tij është gjysëm-vëllai i tij, Princi Selman, 79 vjeçar.

XS
SM
MD
LG