Ndërlidhjet

Boko Haram vret 70 njerëz në Kamerun


Ilustrim
Ilustrim

Militantët e grupit Boko Haram, thuhet se i kanë vrarë së paku 70 persona gjatë një sulmi në qytetin Fotokol të Kamerunit, që gjendet në kufi me Nigerinë.

Sipas zyrtarëve lokalë, militantët i kanë sulmuar civilët në shtëpinë e tyre dhe në xhamitë e qytetit.

Sipas tyre, militantët i kanë djegur shumë shtëpi.

Sulmi vjen një ditë pasi forcat rajonale njoftuar se i kanë detyruar militantët e Boko Haramit që të tërhiqen nga një qytet nigerian që gjendet afër Fotokolit.

Rebelimi i Boko Haram gjatë gjashtë viteve të fundit ka lënë të vdekur mijëra persona.

Më shumë se 1 milion persona janë detyruar të zhvendosen për shkak të pranisë së Boko Haramit, grup i cili tashmë e ka nën kontrollë një pjesë të madhe të tokës në verilindje të Nigerisë.

XS
SM
MD
LG