Ndërlidhjet

Ish-shefi i FMN-së mohon akuzat kundër tij


Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.
Ish-shefi i FMN-së, Dominique Strauss-Kahn.

Ish-shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Domenique Strauss Khan, i ka mohuar akuzat se ka kontraktuar prostituta.

Ai i ka thënë një gjykate në veri të Francës se ka marrë pjesë vetëm në "disa" festa të seksit.

Sipas tij, prokurorët kanë ekzagjeruar rastin.

Straus Khan akuzohet se ka ndihmuar në kontraktimin e punëtoreve të seksit në një hotel të qytetit Lille.

Kahn ka thënë se nuk e ka ditur se gratë janë prostituta.

Edhe pse përdorimi i prostitutave nuk është i paligjshëm në Francë, furnizimi ose ndihma në furnizimin e tyre është e paligjshme.

Nëse shpallet fajtor, Kahn mund të dënohet deri në 10 vjet burgim dhe me gjobë prej 1.5 milion eurosh.

XS
SM
MD
LG