Ndërlidhjet

Australia sivjet për herë të parë në Eurovizion


Conchita Wurst, fituese e Eurovizionit në edicionin e vitit 2014
Conchita Wurst, fituese e Eurovizionit në edicionin e vitit 2014

Unioni i Transmetuesve Evropianë ka njoftuar sot se Australia për herë të parë do të marr pjesë në edicionin e sivjetëm të Eurovizionit.

Organizatorët e festivalit evropian e kanë konfirmuar në faqen zyrtare pjesëmarrjen e Australisë duke thënë se festivali në edicionin e 60-të të tij do të ketë një dimension më të zgjeruar të pjesëmarrësve.

Organizatorët thanë se nëse Australia e fiton garën në finalen që do të mbahet më 23 maj në Vjenë të Austrisë, atëherë Australia do të jetë nikoqire efestivalit për vitin tjetër.

Por, nuk është dhënë ndonjë detaj nëse Australia do të jetë pjesëmarrëse e rregullt.

Eurovision është i famshëm në Australi ngase televizioni shtetëror SBS e ka transmetuar këtë festival të këngës për më shumë se 30 vjet.

Më shumë se 900 mijë australianë e kanë shikuar vitin e kaluar SBS në natën kur austriakja Conchita Wurst është zgjedhur fituesë e festivalit që është mbajtur në Kopenhagë.

XS
SM
MD
LG