Ndërlidhjet

Lirohen gazetarët e Al-Jazeeras në Egjipt


Gazetarët Mohammed Fahmy dhe Baher Mahmoud
Gazetarët Mohammed Fahmy dhe Baher Mahmoud

Gjykata në Egjipt i ka liruar dy gazetarët e Al-Jazeeras, Mohammed Fahmy dhe Baher Muhammad, pas më shumë se 400 ditëve që kishin qenë të burgosur, por nuk shkarkoi rastet.

Qytetari i Kanadasë Fahmy, u lirua pas pagesës së prej 32,765 dollarëve, derisa qytetari i Egjiptit, Muhammad, u lirua pa pagesë.

Ata po gjykoheshin për shpërndarje të “lajmeve të rrejshme”, për të ndihmuar një grup terrorist.

Gjykata tha se seanca tjetër dëgjimore do të mbahet më 23 shkurt.

Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed janë burgosur së bashku me kolegun e tyre australian, Peter Greste, i cili u lirua javën e kaluar.

Të tre gazetarët janë gjykuar verën e kaluar me të paktën shtatë vjet burg, para rigjykimit më 1 janar të këtij viti.

XS
SM
MD
LG