Ndërlidhjet

Ndërpriten bisedimet Greqi – BE


Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis
Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis

Bisedimet në mes të Greqisë dhe ministrave të financave të Eurozonës, përkitazi me borxhin e Greqisë ndaj BE-së, janë ndërprerë të hënën ngase Athina e ka refuzuar propozimin e BE-së për zgjatje për gjashtë-muajore të pakos ndërkombëtare.

Ministri grek i Financave, Yanis Varoufakis, tha se Athina, edhe përkundër ndërprerjes së bisedimeve, është e gatshme për të bërë gjithqka që duhet për arritjen e një marrëveshje.

Qeveria e re në Greqi premtoi se do ta shlyej borxhin prej 240 miliardë eurosh.

Ministri holandez i Financave, Jeroen Dijsselbloem, në cilësinë e kryesuesit të takimit, tha se Athina e ka afatin deri më 20 shkurt, kohë deri në të cilën mund të kërkoj shtyetjen e afatit për kthimin e borxheve, përndryshe sipas tij, një çështje e tillë do të duhej të përfundonte deri në fund të muajit.

Në lidhje me këtë qështje, Banka Qendrore Evropiane, pritet të diskutoj të mërkurën.

XS
SM
MD
LG