Ndërlidhjet

PE: Kosova të forcojë sundimin e ligjit


Përfundimi i bllokadës politike prej gjashtë muajsh në Kosovë dhe zgjedhja e qeverisë së re kanë nënvizuar nevojën urgjente për të ndjekur reformat e domsodoshme dhe për të vazhduar drejtimin evropian, thuhet në deklaratën e Parlamentit Evropian, e cila është publikuar pas është miratuar raporti për Kosovën.

Raporti është diskutuar në Komisionin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Parlamenti Evropian i ka kërkuar pesëshes evropiane - Rumanisë, Greqisë, Qipros, Sllovakisë dhe Spanjës - që të njohë pavarësinë e Kosovës.

Në rezolutën e hartuar nga Ulrike Lunacek, e cila mori votat për të 45 anëtarëve të parlamentit evropian, 7 kundër dhe 4 abstenime, institucioneve në Kosovë u bëhet thirrje të forcojnë sundimin e ligjit, të sigurojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe të ndihmojnë në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Europarlamentarët gjithashtu i kanë bërë thirrje Këshillit Evropian, që të miratojë vendimin qysh në fillim të 2015-ës, për të nënshkruar dhe përfunduar Marrëveshjen për Stabilizim Asociim me Kosovën, “me bindjen se një gjë e këtillë do të krijonte një shtytje të fuqishme për reforma dhe do të kontribuojë në stabilizimin e rajonit”.

XS
SM
MD
LG