Ndërlidhjet

Gates, sërish njeriu më i pasur në botë


Bill Gates, themeluesi i Microsoftit
Bill Gates, themeluesi i Microsoftit

Bill Gates është shpallur njeriu më i pasur në botë për të 16-ën herë nga revista, ‘Forbes’ duke dalur kështu në krye të listës së miliarderëve që shpallet çdo vit.

Themeluesi i kompanisë, Microsoft, sërish e ka mundur biznismenin meksikan, Carlos Slim për pozitën e parë.

Lista tregon se në botë jetojnë 1826 miliarderë, një rritje prej 181 personave gjatë 12 muajve të fundit.

SHBA-të dominojnë listën e top 20 njerëzve më të pasur, pasi 15 pjesëtarë të kësaj liste janë nga Amerika.

Lista përfshinë 290 pjesëtarë të rinj, 71 prej të cilëve janë nga Kina.

Një rekord tjetër është edhe fakti që 46 miliarderë të rinj i përkasin moshës nën 40 vjeç.

Ja lista e personave më të pasur në botë:

1. Bill Gates 79.2 miliardë dollarë
2. Carlos Slim Helu 77.1 ---II--
3. Warren Buffett 72.7
4. Amancio Ortega 64.5
5. Larry Ellison 54.3
6. Charles Koch 42.9
7. David Koch 42.9
8. Christy Walton 41.7
9. Jim Walton 40.6
10. Liliane Bettencourt 40.1

XS
SM
MD
LG