Ndërlidhjet

Finlanda “s’duhet të përjashtojë” anëtarësimin në NATO


Kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb.
Kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb.

Kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, ka thënë se vendi i tij, i cili ndan një kufi prej 1,300 kilometrash me Rusinë, nuk duhet të përjashtojë mundësinë e aplikimit për anëtarësim në NATO, gjatë katër vjetëve të ardhshëm.

Finlanda është njëri nga vendet e rajonit të Baltikut që ka raportuar inkursione nga avionët ushtarakë rusë, kohëve të fundit.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që ne, gjatë mandatit të qeverisë së ardhshme, të mos e përjashtojmë aplikimin për anëtarësim në NATO”, ka thënë Stubb, në një konferencë të përbashkët për gazetarë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Finlanda mban zgjedhjet e përgjithshme më 19 prill.

Stubb po ashtu ka thënë se nëse Finlanda vendos për anëtarësimin në NATO, vendimi duhet të ketë miratimin e publikut.

XS
SM
MD
LG