Ndërlidhjet

Ukraina siguron gaz deri në mes të marsit


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kompania shtetërore ruse, Gazprom, ka thënë sot se ka pranuar pagesën për gazën nga kompania shtetërore ukrainase, Naftogaz, duke i siguruar kështu Kievit furnizim deri në mes të këtij muaji.

Zëdhënësi i Gazpromit, Sergei Kupriyanov ka thënë se Ukraina ka bërë parapagim prej 15 milionë dollarëve, që mjafton edhe për 45.6 milionë metër kub të gazit.

Njoftimi është bërë pasi Ukraina përballej me pezullim të furnizimit me gaz.

Sipas kushteve të marrëveshjes së arritur në mes të Rusisë dhe Ukrainës, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Rusia është pajtuar që të reduktojë çmimin që ia ka caktuar Kievit, por ky i fundit duhet të paguaj parase të përdor gazin.

Bashkimi Evropian është shqetësuar për furnizimin e vendeve të saj pasi 40 % e gazit rus që e blen BE-ja kalon përmes tubacionit që gjendet në territorin ukrainas.

XS
SM
MD
LG