Ndërlidhjet

Ambasada e SHBA-ve e mirëpret zhvillimin lidhur me Gjykatën Speciale


Pamje nga një pjesë e Pprishtinës
Pamje nga një pjesë e Pprishtinës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e “mirëpret kalimin nga ana e Qeverisë të amandamenteve kushtetuese, që janë të nevojshme për themelimin e Gjykatës Speciale”.

Mëtutje, në njoftimin për media të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, theksohet se “ky është një hap i rëndësishëm drejt përmbushjes së zotimeve që Kosova i ka bërë në prill të vitit 2014, me rastin e Shkëmbimit të Letrave me BE-në”.

Po ashtu, në deklaratë theksohet se ky zhvillim “tregon gatishmërinë e Kosovës për të adresuar akuzat kundër individëve nga raporti i vitit 2011 i Këshillit të Evropës”.

“Përpjekjet e qeverisë do t’i mundësojnë Kosovës që të ecë përpara dhe përkrahja për gjykatën do të tregoj përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës ndaj sundimit të ligjit”, thuhet në fund të deklaratës së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, lidhur me dërgimin e amandamenteve në Kuvend nga ana e qeverisë së Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale.

XS
SM
MD
LG