Ndërlidhjet

Mbreti Abdullah kërkon që Evropa ta luftoj “islamofobinë”


Mbreti Abdullah duke folur në Parlamentin Evropian
Mbreti Abdullah duke folur në Parlamentin Evropian

Mbreti Abdullah i Jordanisë, sot ka kërkuar nga evropianët, që t’i luftojnë armiqësitë ndaj islamit, për të cilat ai tha se e nxisin ekstremizmin në mesin e myslimanëve.

Gjatë fjalimit në Parlamentin Evropian në Strasburg, Mbreti Abdullah tha se Evropa ka treguar “guxim të paparë” në përgjigjen ndaj sulmeve të militantëve, siç ishin ato në muajin janar në Paris.

Por, ai theksoi se qeveritë evropiane duhet ta promovojnë “respektin reciprok” dhe “shoqërinë gjithëpërfshirëse”.

“Duke i fyer njerëzit e tjerë, religjionin dhe bindjen e tyre, nuk është rrugë që çon përpara”, tha Abdullah, dhe ka shtuar se “Evropa është një partner i rëndësishëm në këtë përpjekje, veçanërisht në ndihmën e ndaljes së rritjes globale të islamofobisë”.

Mbreti e ka ndërlidhur grupin militant, Shteti Islamik, me nazizmin, duke u shprehur se ka “një ideologji ekspanzioniste të bazuar në urrejtje”.
Aktualisht Jordania e ka shtuar praninë e saj në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër IS-it, pasi grupi militant e dogji për vdekje një pilot ushtarak jordanez, që e kishte zënë. Këtë vrasje, IS-i e transmetoi në një video tmerruese muajin e kaluar.

XS
SM
MD
LG