Ndërlidhjet

Forcat irakiane avancojnë në qytetin Tikrit


Forcat irakiane që marrin pjesë në ofensivën kundër IS-it në Tikrit
Forcat irakiane që marrin pjesë në ofensivën kundër IS-it në Tikrit

Zyrtarët e sigurisë së Irakut thanë sot se forcat qeveritare i kanë rimarrë disa pjesë të qytetit Tikrit, gjatë ofensivës së tyre kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), për ta kthyer kontrollin e plotë në këtë qytet.

Komandantët ushtarakë thanë se avancimi është i ngadalësuar për shkak të rezistencës nga snajperët, bombat e vendosura nëpër rrugë dhe minat.

Dje, forcat irakiane e morën kontrollin ndaj qytetit Al-Alam, që është në periferinë veriore të Tikritit.

Ushtria e Irakut e ka filluar ofensivën para 10 ditësh me të cilën synohet dëbimi i militantëve të grupit ekstremist, Shteti Islamik, nga Tikriti. Ky qytet, prej qershorit të vitit të kaluar, është nën kontroll të militnatëve të IS-it.

Gjatë kësaj ofensive, Irani po ndihmon në koordinimin e afro 30 mijë ushtarëve dhe pjesëtarëve të milicive të ndryshme, që janë të involvuar në luftime.

XS
SM
MD
LG