Në Shtëpinë e Shëndetit në pjesën veriore të Mitrovicës sot është mbajtur një tubim përkujtimor për mjeken, Dushanka Andrejeviq, 29 vjeçare, e cila është vrarë para dy ditësh derisa kujdestaronte.
Atë më 9 mars e vrau në mbrëmje me armë zjarri, Nemanja V. (27 vjeçar), që ishte dashnor i së ndjerës, ndërsa Dushanka e kishte shkëputur lidhjen me të.
Pas hetimeve, policia ka kumtuar se motiv i vrasjes ishte xhelozia.