Ndërlidhjet

Rreth 70 migrantë gjenden në kufirin Greqi - Turqi


Policia kufitare e Greqisë bëri të ditur se ka shpëtuar 70 migrantë në vijën kufitare Greqi - Turqi.

Ata e kishin kaluar me not lumin qe ndan dy shtetet.

Migrantët, në mesin e të cilëve kishte gra dhe fëmijë, u gjetën në mëngjesin e sotëm, pasi njëri nga ta kishte thirrur shërbimet emergjente greke.

Nacionalitetet e tyre ende nuk dihen. Ata u transportuan në një fshat të afërt.

Greqia është në rrugën kryesore që përdoret nga migrantët dhe refugjatët, në përpjekje për të hyrë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Dhjetëra mijëra nga ta, hyjnë në këtë shtet çdo vit.

XS
SM
MD
LG