Ndërlidhjet

Itali: Kthehet dënimi i amerikanes Knox për vrasje


Amanda Knox në një fotografi të vitit 2013
Amanda Knox në një fotografi të vitit 2013

Gjykata e Kasacionit, që është më e larta në Itali, e ka kthyer vendimin me të cilin amerikanja, Amanda Knox, dhe ish-dashnori i saj italian, Raffaele Sollecito, ishin dënuar për vrasje te britanikes, Meredith Kercher, në vitin 2007.

Në një lëvizje të rrallë, kjo gjykatë vendosi për rishqyrtim të vendimit të vitit të kaluar nga një gjykatë e apelit dhe ka refuzuar të urdhëroj një proces tjetër gjyqësor.

Në deklaratën e dhënë në qytetin Sietël në Shtetet e Bashkuara, ku ajo tash banon, Amanda Knox tha se është “e qetësuar dhe falënderuese” për këtë vendim.

Agjencitë e lajmeve raportojnë se me këtë vendim përfundon beteja e gjatë juridike e udhëhequr nga Amanda Knox dhe Raffaele Solicito, për t’i pastruar emrat e tyre në rastin e vrasjes së studentes, Meredith Kercher.

Knox de Sollecito i kanë kaluar afro katër vjet në burg menjëherë ps vrasjes, por janë liruar në vitin 2011.

Ky rast ka shkaktuar interes të madh në të dy anët e Atlantikut për përzierjen e fuqishme të dashurisë së të rinjëve, vrasjes dhe vendimeve kundërthënëse të gjykatave italiane.

XS
SM
MD
LG