Ndërlidhjet

BB: Parashikimi ekonomik për Rusinë më i keq se sa mendohej


Banka Botërore parashikon që ekonomia ruse do të zvogëlohet më shumë se sa që është paramenduar, gjatë dy viteve të ardhshme, si pasojë e çmimeve të ulëta të naftës dhe sanksioneve perëndimore, për shkak të përzierjes së Moskës në luftën në Ukrainë.

Në një raport të publikuar sot, Banka Botërore parashikon që rritja e produktit të brendshëm bruto do të zbresë deri në 3.8 % gjatë këtij viti, e jo vetëm 2.9 % sa është thënë në janar.

Në raport theksohet se “çmimet e naftës kanë rënë, ndërsa sanksionet më të ashpra u bënë në fund të vitit 2014, prandaj veprimi i tyre vetëm ka filluar të ndikoj në ekonomi në tremujorin e fundit të vitit 2014”.

Po ashtu, parashihet që “efektet me gjasë do të jenë më të thella gjatë këtij dhe vitit 2016”.

Banka Botërore parashikon inflacion në Rusi deri në afro 10% dhe largimi i kapitalit do të arrijë në 80 miliardë dollarë.

Në vitin 2014, largimi i kapitalit ishte 151 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG