Ndërlidhjet

Vriten katër ushtarë ukrainas


Ilustrim
Ilustrim

Katër ushtarë të Ukrainës janë vrarë sot në pjesën lindore të vendit pasi vetura e tyre është goditur nga një granat.

Ministria e brendshme thotë se vetura është goditur derisa udhëtonte mbi një urë në Schastye, një qytet që kontrollohet nga qeveria, rreth 170 km në verilindje të Donjeckut.

Ministria i ka akuzuar separatistët pro rus për sulmin, por ky raport nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur.

Ky rast e dëmton marrëveshjen e armëpushimit të muajit shkurt, e cila u arrit në Minsk të Bellorusisë në mes të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës.

XS
SM
MD
LG