Ndërlidhjet

Mali: Ushtria franceze e shpëton një holandez


Ushtarë francez në Mali - Arkiv
Ushtarë francez në Mali - Arkiv

Forcat speciale franceze e kanë liruar një person nga Holanda që mbahej peng nga militantët islamik në Mali, prej vitit 2011.

Ushtria franceze ka thënë se shpëtimi i Sjaak Rijke ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në një zonë të largët veriore të Malit.

Presidenti francez, Francois Hollande, ka thënë se disa militantë janë vrarë dhe disa të tjerë janë kapur gjatë këtij operacioni.

Rijke ishte marrë peng nga militantët në nëntor të vitit 2011 prej një hosteli në Timbuktu, krahas Johan Gustafsson nga Suedia dhe afrikano-jugorit, Stephen Malcolm.

Për Gustafssonin apo Malcolmin nuk janë dhënë informacione.

Trupat franceze e kanë ndihmuar Malin që të largojë militantët e Al Kaidës nga disa zona të këtij shteti në janar të vitit 2013, ndërsa 3 pjesëtarë të ushtrisë franceze gjenden ende në këtë vend të Afrikës Veriore, si pjesë e një force të OKB-së.

XS
SM
MD
LG