Ndërlidhjet

Irani do marrëveshje për çarmatim global


Flamuri i Iranit - foto ilustruese
Flamuri i Iranit - foto ilustruese

Irani ka akuzuar pesë fuqitë bërthamore të botës se kanë dështuar të eleminojnë stoqet e tyre dhe ka bërë thirrje për një marrëveshje që synon çarmatimin bërthamor deri në një datë të caktuar.

Zëvendësambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Gholam Hossein Dehghani, ka thënë se Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania dhe Franca kanë premtuar se do të çarmatosen, porse nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ai ka thënë se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme do të ishte mënyra më e mirë për eleminimin e armëve bërthamore.

Fjalimi i tij në një mbledhje të OKB-së në Nju Jork vjen një javë pas nënshkrimit të marrëveshjes kornizë midis Iranit dhe fuqve botërore, e cila kërkon nga Irani që të frenojë aktivitetet bërthamore në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Kjo marrëveshje duhet të finalizohet deri më 30 qershor.

XS
SM
MD
LG