Ndërlidhjet

Kryediplomatët amerikan dhe kuban takohen pas 50 vjetësh


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry shtrëngon duart, Bruno Rodríguez në Panama
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry shtrëngon duart, Bruno Rodríguez në Panama

Kryediplomatët e SHBA-ve dhe Kubës kanë mbajtur takime të nivelit më të lartë në mes të dy shteteve prej më shumë se një gjysmë shekulli.

John Kerry dhe Bruno Rodriguez, kanë mbajtur takim me dyer të mbyllura më 10 prill, pas arritjes në qytetin e Panamasë, për pjesëmarrje në një samit të vendeve të kontinentit amerikan.

Një zyrtar amerikan ka thënë se të dy diplomatët janë pajtuar “që të vazhdojnë punën për të zgjidhur çështje të mbetura”.

Presidenti Barack Obama, i cili gjithashtu do të marrë pjesë në këtë samit, ka thënë se Departamenti i Shtetit ka përfunduar rishikimin e pranisë së Kubës në listën e shteteve terroriste të Amerikës, dhe së shpejti do të vendos nëse do ta heq Kubën nga kjo listë.

Në këtë samit nuk është paraparë një takim formal në mes të Obamës dhe presidentit të Kubës, Raul Castro.

Samiti i vendeve amerikane mbahet derisa SHBA-të dhe Kuba duan të përmirësojnë marrëdhëniet pas 50 vjete të tensionit.

Kjo është hera e parë që samiti e ka përfshirë edhe Kubën.

XS
SM
MD
LG