Ndërlidhjet

Dy të lënduar në Mitrovicën veriore


Ilustrim
Ilustrim

Dy të rinj serbë janë lënduar gjatë natës në një shkëmbim zjarri në pjesën veriore të Mitrovicës, thuhet në qendrën shëndetësore në këtë pjesë të qytetit.

Mjekët thonë se të lënduarit nuk janë në rrezik për jetën.

Zëvendësdrejtori i Departamentit rajonal të Policisë së Kosovës për veriun, Besim Hoti i ka thënë Radios Evropa e Lirë se incidenti ka ndodhur në orën 1 të mëngjesit të sotëm para një lokali.

Policia është në kërkim të personit që dyshohet se është autor i plagosjes së dy personave të lënduar.

“Momentalisht nuk e dijmë qëllimin e sulmit, ndërsa në lokalin para se cilit ka ndodhur sulmi kanë qenë 70 klientë”, thotë Hoti.

XS
SM
MD
LG