Ndërlidhjet

Bllokohet llogaria në Twitter e Sechin


 Igor Sechin - Arkiv
Igor Sechin - Arkiv

Twitter e ka bllokuar një llogari që e parodizon Igor Sechin, udhëheqësin e fuqishëm të gjigantit rus të naftës, Rosneft, pas ankesave të organit shtetëror rus që kontrollon përmbajtjen e mediave.

Profili, @igor_sechin është bllokuar më 30 prill, një veprim ky që shihet si një prej përpjekjeve të autoriteteve ruse që të kontrollojnë aktivitetet kritike ndaj qeverisë në internet.

Përdoruesi anonim që e ka hapur këtë llogari e ka publikuar ankesën që Twitter e ka pranuar nga organi rus që kontrollon mediat duke thënë se profili shkel ligjet ruse mbi të dhënat personale.

Llogaria ka mbi 27 mijë përcjellës ndërsa aty bëhen postime satirike ndaj Sachinit, bashkëpunëtor i ngisht i presidentit rus, Vladimir Putin.

XS
SM
MD
LG